Real Madridi vihet pas Calafiorit

Futboll

Real Madridi vihet pas Calafiorit

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 17:37
Calafiori

Real Madridi mund të bëjë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, pasi sipas raportimeve të fundit, José Mourinho ka kërkuar transferimin e mbrojtësit italian Riccardo Calafiori.

Sipas gazetarit Ramón Álvarez de Mon, trajneri portugez e sheh Calafiorin si një profil ideal për të forcuar repartin defensiv të skuadrës madrilene dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të punojnë për afrimin e tij.

Calafiori ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane falë paraqitjeve të tij të mira gjatë sezonit të fundit. Mbrojtësi italian shquhet për sigurinë në fazën defensive, aftësinë për të ndërtuar lojën nga prapa dhe fleksibilitetin për të luajtur në disa pozita të mbrojtjes.

Burimi nuk jep detaje nëse Real Madridi ka nisur negociatat zyrtare për transferimin e futbollistit, por kërkesa e Mourinhos tregon se italiani është një nga objektivat e klubit për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat