Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Izraelin.
Ky takim miqësor do të nisë në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.
Për Rolando Maran do të jetë debutim në stolin kuqezi.
Trajneri italian pasoi Silvinjon, që e mbylli pas 3 vitesh e gjysmë bashkëpunim.
Maran ka surprizuar me zgjedhjen e para jo pak.
Anis Mehmeti që nuk është preferuar nga Silvinjo, e nis si titullar.
Nga minuta e parë tekniku italian ka vendosur të aktivizojë Armando Brojën.
Po ashtu Juljan Shehu është ulur në stol, ndërsa rikthehet Ylber Ramadani si titullar.