E ardhmja e tij në ajër

Futboll

E ardhmja e tij në ajër

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 20:13
Adejemi

A do të qëndroj Karim Adejemi te Dortmund apo jo? Në një event për dokumentarin e tij së bashku me bashkëshorten Loredana, sulmuesi foli për të ardhmen e tij. “Imazhi im publik shpesh është i gabuar,” thotë Adejemi.

“Por mendoj se imazhi im te tifozët e Dortmundit është shumë i mirë.” Të dy e dinë se “polarizojnë”, sepse, sipas tij, “jemi shumë autentikë”. “Disa herë luaj mirë, disa herë keq

. Dhe çdo herë njerëzit flasin për këtë. Unë i kam deklaruar besnikërinë këtij klubi shumë herë.

Dortmund është një klub ku kam luajtur me dëshirë dhe ende luaj.

Nuk kam nevojë ta përsëris,” thotë Adejemi, dhe më pas e thekson edhe një herë: “Ndihem mirë këtu, më pëlqen koha ime këtu.

Dhe për të ardhmen, do të shohim çfarë ndodh,” thotë Adeyemi. “Të dyja palët duhet të jenë të sinqerta dhe në fund do të marrim një vendim.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat