Di Maria e zbulon objektivin e madh para mbylljes së karrierës

Futboll

Di Maria e zbulon objektivin e madh para mbylljes së karrierës

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 12:41
Angel Di Maria

Angel Di Maria do të vazhdojë të jetë pjesë e Rosario Central.

Sulmuesi argjentinas ka konfirmuar se do ta vazhdojë kontratën e tij edhe për një sezon tjetër, duke iu dhënë fund spekulimeve për të ardhmen.

Kampioni i botës me Argjentinën e shprehu lumturinë për vazhdimin e aventurës në klubin ku u formua si futbollist, duke theksuar se objektivi i tij më i madh mbetet fitimi i Copa Libertadores.

“Kam vendosur të qëndroj edhe një vit. Ëndrra ime është ta fitoj Libertadores me Rosario Central”, deklaroi Di Maria.

Veterani argjentinas u rikthye te klubi i zemrës pas një karriere të jashtëzakonshme në Evropë, ku i veshi fanellat e klubeve të mëdha si Benfica, Real Madrid, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Juventus.

Vazhdimi i kontratës konsiderohet një lajm i madh për tifozët e Rosario Central, të cilët shpresojnë se përvoja dhe cilësia e Di Marias do ta ndihmojnë ekipin në garën për trofeun më prestigjioz të klubeve në Amerikën e Jugut.

Në moshën 38-vjeçare, Di Maria vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të futbollit argjentinas dhe synon ta mbyllë karrierën me një sukses historik me klubin ku nisi gjithçka..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat