Dinamo drejt Drenasit për histori

Futboll

Dinamo drejt Drenasit për histori

Nga: K.Goca Më: 4 qershor 2026 Në ora: 20:12
Dinamo

Ditë e shtunë pritet me drithërima qoftë nga Dinamo e Ferizajt qoftë nga Llapi i Podujevës.

Gabimi më i vogël do të jetë fatal qoftë për Dinamon qoftë për Llapin.

Llapi synon të ruajë statusin e elitës së futbollit të Kosovës, pasi që në pjesën e rregullt të kampionatit përfundoi në pozitën e tetë të Superligës, ndërsa Dinamo pas triumfit (2:0) në barazh ndaj Lirisë, tani në finale kërkon fitoren dhe të shkruajnë historinë, të hyjnë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja luhet të shtunën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke filluar në orën 16.00.

“Të gjithë në Drenas! 

Ka ardhur momenti vendimtar! Më 6 Qershor, të gjithë bashkë drejt Drenasit për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. 

Le ta mbushim stadiumin me zërin tonë, me ngjyrat tona dhe me zemrën tonë për Dinamon!

Bileta dhe bluza për të gjithë tifozët tanë që do të udhëtojnë drejt Drenasit!

Mbledhja nga ora 13:30 kurse, nisja nga Salla e Sporteve në ora 14:00.

Të gjithë në Drenas, për Dinamon, për Ferizajn!”, thuhet në njoftimin e klubit të futbollit Dinamo..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat