Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, ka treguar formë të lartë në petkun e kombëtares së Zvicrës e cila e demoloi me rezultat 6:1 Maltën, në takimin e Ligës B të Grupit 2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.
Xhemaili shënoi dy gola në fitoren e thellë, Zvicra kryeson me 13 pikë dhe ka tre më shumë se Turqia në vend të dytë pas pesë xhirove.
“Sot secila prej nesh ka luajtur një ndeshje fantastike”, tha Xhemaili, transmeton mediumi zviceran “Blick”.
“Sot ishim të bashkuara si një ekip. Të gjitha donim të tregonim se në Zvicër mund të luajmë futboll të bukur”, thotë Xhemaili.