Teuta nis rindërtimin

Futboll

Teuta nis rindërtimin

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Mino Manoku është Drejtori i ri i Skautizmit te klubi i Teutës. Manoku ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Elbasanin ku mbante të njëjtin rol, për të nisur një të re me rivalët e “verdhebluve”.

“Me përvojën dhe njohuritë e tij në fushën e identifikimit dhe zhvillimit të talenteve, Mino do të jetë një pjesë e rëndësishme e projektit sportiv të klubit, duke kontribuar në forcimin e strukturës dhe vizionit afatgjatë të Teutës”, shkruan ndër të tjera klubi durrsak.

Pas zyrtarizimit të Edlir Tetovës si trajner, Teuta ka nisur ndryshimet edhe në rang drejtorësh.

Në prag të merkatos, klubi durrsak kërkon të ketë “krerët” e duhur për të rindërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat