Mourinho është i hapur

Futboll

Mourinho është i hapur

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 18:44
Mourinho

Real Madridi po përgatitet për një verë të madhe ndryshimesh, me Jose Mourinhon që pritet të prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i klubit pas fitores së Florentino Perezit në zgjedhjet presidenciale të klubit.

Sipas raportimeve, Mourinho ka nisur tashmë planin për rindërtimin e skuadrës pas një sezoni pa trofe dhe është i gatshëm të marrë vendime të forta edhe për largime të papritura.

Një nga raportet nga “El Debate” sugjeron se dy lojtarë të rinj mund të jenë në listën e shitjeve: Gonzalo García dhe Franco Mastantuono.

Mastantuono u bashkua nga River Plate për rreth 45 milionë euro dhe luajti 35 ndeshje në sezonin e tij të parë, por minutazhi i tij është zvogëluar dhe e ardhmja e tij mbetet e paqartë nëse vijnë përforcime të reja në sulm.

E njëjta gjë vlen edhe për Gonzalo Garcían, i cili shënoi 8 gola në sezonin debutues dhe u promovua në ekipin e parë.

Megjithatë, Real Madridi nuk dëshiron t’i humbasë përfundimisht këta talente dhe sipas raportimeve, çdo largim do të përfshinte një klauzolë riblerjeje – një strategji që klubi e ka përdorur shpesh në vitet e fundit.

Në këtë linjë, klubi pritet të rikthejë edhe Nico Pazin nga Como, pasi ai ka impresionuar gjatë huazimit dhe mund të kthehet për vetëm 9 milionë euro nëse aktivizohet klauzola.

Ndërkohë, Mourinho thuhet se po mendon edhe për përforcime në staf, ku ish-mbrojtësi legjendar Pepe mund të marrë rol në stafin teknik pas përfundimit të karrierës si lojtar.

Pepe ka luajtur mbi 300 ndeshje për Real Madridin dhe ka fituar disa trofe të mëdhenj, përfshirë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, duke qenë një nga figurat më të rëndësishme të epokës së mëparshme të Mourinhos në klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat