Shqiptari transferohet te Hoffenheimi

Futboll

Shqiptari transferohet te Hoffenheimi

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 14:58
Klaus Gjasula - djathtas

Mesfushori me përvojë, Klaus Gjasula do të vazhdojë karrierën te Hoffenheim II, duke iu bashkuar skuadrës gjermane nga sezoni 2026/27.

36-vjeçari transferohet në Kraichgau pasi ndërpreu me marrëveshje të dyanshme kontratën me klubin e tij të deritanishëm, Rot-Weiss Essen, njëherësh rival i Hoffenheim II në Ligën e Tretë të Gjermanisë.

Me qindra paraqitje në futbollin profesionist gjerman dhe përvojë të madhe në Bundesliga dhe Bundesliga 2,

Gjasula pritet të sjellë lidership dhe eksperiencë në skuadrën e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat