Argjentina, e para

Futboll

Argjentina, e para

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 17:55
Argjentina

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka përditësuar renditjen e re të kombëtareve.

Argjentina ka marr kryesimin, si kombëtarja më e mirë në botë, duke u ngritur për dy pozita nga renditja paraprake.

Kombëtarja e Spanjës nuk ka ndryshuar pozitë, duke u renditur e dyta, derisa Franca ka renë nga vendi i parë në të tretin.

Anglia, Portugalia e Brazili nuk kanë ndryshuar pozitat, duke u renditur në vendin e katërt, pestë dhe gjashtë.

Kombëtarja e Marokos për herë të parë në histori renditet në vendin e shtatë, duke e kaluar Holandën.

Në top 10 janë edhe kombëtarja e Belgjikës dhe Gjermanisë, që nuk kanë ndrushuar pozitë.

Indonesia është kombëtarja e cila ka ngritjen më të madhe në renditjen e fundit, ku nga vendi i 122-të renditet në vendin e 118-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat