Futbollisti i FC Ferizaj, Leon Miftari, është operuar me sukses pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Llapit.
19-vjeçari lëndoi gjurin në minutën e 11-të të takimit dhe tashmë e pret periudha e rehabilitimit për t’u rikthyer sërish në tapetin e gjelbër.
Miftari konsiderohet një nga shpresat e futbollit.
Para se t’i bashkohej Ferizajt, ai ka veshur fanellën e KEK-ut dhe Gjilanit, duke dëshmuar potencial të madh në futbollin vendor.
I urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të fortë në fushën e lojës!