Llapi forcon mesfushën me Ali Adem

Futboll

Llapi forcon mesfushën me Ali Adem

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 20:29
Ali Adem

Llapi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Ali Adem, i cili nga sot është pjesë e skuadrës së klubit nga Podujeva.

Futbollisti njëzet e gjashtë vjeçar ka nënshkruar kontratë afatgjate me Llapin, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

"Ali Adem vjen në Podujevë me një përvojë të pasur ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e klubeve si Vardar, Aris Thessaloniki, Shkupi, Veria dhe së fundmi Makedonija Gjorçe Petrov.

Përveç karrierës në nivel klubesh, ai ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar paraqitje edhe me ekipin A. Pas disa ndryshimeve në skuadër në repartin e mesfushës, Adem pritet të sjellë stabilitet dhe cilësi shtesë në këtë repart të skuadrës sonë", ka shkruar Llapi.

"Me transferimin e Ali Adem, KF Llapi vazhdon ndërtimin e ekipit për sezonin 2026/27, me synimin për të qenë sa më konkurrues në të gjitha garat".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat