Ndodh te Gjermani

Futboll

Ndodh te Gjermani

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 23:21
Tifozët

Lojtarët e Gjermanisë do të paguajnë transportin me autobus për 600 tifozë të vendit të tyre për ndeshjen e fundit të grupit në Kupën e Botës.

Biletat e trenit, që normalisht kushtojnë 12.90 dollarë nga qendra e Nju Jorkut deri në stadiumin “MetLife”, ku Gjermania do të përballet me Ekuadorin, gjatë turneut u rritën në 150 dollarë, përpara se të uleshin në 98 dollarë.

“Në dritën e kostos së lartë të udhëtimit me autobus dhe tren në Nju Jork gjatë Kupës së Botës, lojtarët e kombëtares gjermane kanë organizuar transport falas për 600 tifozë për ndeshjen e fundit të grupit,” tha Federata Gjermane e Futbollit.

“Kapiteni Xhoshua Kimish dhe shokët e tij të skuadrës po mbulojnë koston e autobusëve që do të transportojnë tifozët nga Nju Jorku në stadiumin në Nju Xhersi për ndeshjen kundër Ekuadorit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat