Futbollisti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Tarik Muharemoviq, u shpreh i lumtur pas barazimit (1:1) ndaj Kanadasë, duke vlerësuar se pika e fituar është shumë e rëndësishme për nisjen e aventurës në Kampionatin Botëror.
Edhe pse mbetet pak keqardhje që Bosnja dhe Hercegovina nuk arriti t’i fitojë të tri pikët, Muharemoviq beson se skuadra ka treguar karakter dhe se me këtë qasje mund ta kalojë grupin.
“Jam i lumtur, është një pikë shumë e rëndësishme, edhe pse mund të kishim marrë të tri pikët. E gjithë skuadra meriton respekt të madh për mënyrën si luftuam gjatë gjithë ndeshjes.
Nëse vazhdojmë kështu, do të jetë shumë e vështirë që dikush të na mposhtë.
Nuk mund të mos pësosh gol në çdo ndeshje, por kjo është shumë mirë. Jam shumë i kënaqur. Mundemi dhe do të bëjmë edhe më shumë.
Kemi edhe dy ndeshje përpara”, tha Muharemoviq pas takimit.
Ai foli edhe për emocionet e debutimit në Kupën e Botës, duke e cilësuar si realizim të një ëndrre të fëmijërisë.
“Jam i lumtur dhe mirënjohës që jam këtu ku jam, që luajta ndeshjen time të parë në Botëror, diçka që e kam ëndërruar që fëmijë. Sot nuk mund ta besoja se kjo po më ndodhte.
Por, vazhdojmë tutje, ky është vetëm fillimi”, shtoi ai.