“Maroku është përmirësuar shumë vitet e fundit.
Vetë futbolli ka ndryshuar.
Ata kanë disa lojtarë shumë të rëndësishëm. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por Brazili është gati.
Unë nuk jam këtu për të qenë lojtari më i mirë, ne jemi këtu për ta rikthyer Brazilin në vendin që meriton”, tha Vinicius Jr. gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Marokut.
“Kupa e Botës është ndryshe nga të gjitha garat e tjera.
Shpresojmë të bëjmë ndryshe nga rezultati që arritëm në edicionin e kaluar”, shtoi ai, duke shpresuar që “të gjithë të kenë mundësinë të vijnë këtu dhe të brohorasin sepse futbolli u përket të gjithëve”.
Vinicius Jr. shmangu pyetjet në lidhje me rinovimin e kontratës së tij me Real Madridin: “Jam këtu me ekipin kombëtar, do të diskutojmë gjithçka që lidhet me Real Madridin më vonë”.