Futbollisti Aulon Shabani largohet nga skuadra e Llapit të Podujevës.
Drejtuesit e këtij klubit për largimin e tij.
"KF Llapi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar bashkëpunimin me qendërmbrojtësin 22-vjeçar, Aulon Shabani, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar tek Liria.
Klubi e falënderon Aulonin për kontributin dhe angazhimin e tij me fanellën bardhekaltër, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës”, njofton KF Llapi.