Tirana gjen pasuesin e Shehit, ja kush pritet të ulet në stolin e bardhebluve

Futboll

Tirana gjen pasuesin e Shehit, ja kush pritet të ulet në stolin e bardhebluve

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 16:21
Shikuesit

Tirana ka gjetur me në fund zgjidhjen për pankinën, duke i besuar një trajneri boshnjak drejtimin e skuadrës.

Nermin Bashiç është trajneri 42-vjeçar i cili do të ulet në pankinën e bardhebluve.

Në vitet e fundit ai kishte drejtuar Radomlje në Slloveni dhe Zhelezniçari në Bosnjë Hercegovinë.

Por që nga viti 2024, Bashiç ishte larguar nga Europa duke u zhvendosur në Afrikën e Jugut.

Atje ai ka mbuluar për dy vite rolin e drejtorit teknik të TS Galaksi FC, duke mbyllur eksperiencën afrikane në muajin prill.

Tani, ai do të marrë drejtimin e Tiranës, e cila kërkon të nisë gjithçka nga e para pas zhgënjimeve të dy sezoneve të fundit ku u bë protagoniste vetëm në luftën për mbijetesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat