“Fernandes amator”, motra e CR7-ës pëlqen postim ku kritikohet mesfushori

Futboll

“Fernandes amator”, motra e CR7-ës pëlqen postim ku kritikohet mesfushori

Më: 18 qershor 2026 Në ora: 14:37
Fernandes e Ronaldo

Barazimi me Republikën Demokratike të Kongos ka nxjerrë në pah marrëdhënien e dobët që kanë disa lojtarë me njëri-tjetrin. Ajo që u pa dje në fushë nga gjuha e trupit e disa lojtarëve u konfirmua sot nga një pëlqim në rrjetet sociale.

Ditën e sotme një faqe sportive në rrjetet sociale shkruante: “Bruno Fernandez është Raphina i Portugalisë. Një amator që shet misra të pjekur”.

Ky postim ka marrë pëlqimin e motrës së Cristiano Ronaldo-s.

Kátia Aveiro me veprimin që bëri ka ndezur edhe më shumë atmosferën në kampin luzitan, ku të gjithë janë fokusuar në rivalin e radhës, Uzbekistani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat