Mbrojtja mbetet problem te Brazili

Futboll

Mbrojtja mbetet problem te Brazili

Më: 19 qershor 2026 Në ora: 12:43
Pamje nga ndeshja

Edhe pse Brazili ka një dyshe të fortë qendrore me Gabriel Magalhaes dhe Marquinhos, repartit defensiv i mungon balanca.

Problemi më i madh është në krahë, sidomos pas lëndimit të Wesleyt para turneut.

Roger Ibanez u aktivizua si mbrojtës i djathtë kundër Marokut, por pati shumë vështirësi ndaj Bilal El Khannouss dhe Noussair Mazraoui. Ai u ndëshkua me karton dhe u zëvendësua në pushim, njësoj si Casemiro.

Në skuadër janë edhe emra me shumë përvojë si Danilo, Douglas Santos dhe Alex Sandro, por mosha e tyre tregon se Brazili ka nevojë për gjak të ri në mbrojtje.

Igor Thiago ishte një tjetër lojtar që nuk arriti të bindte në ndeshjen e parë.

Sulmuesi i Brentfordit e nisi si titullar pas një sezoni shumë të mirë në nivel klubesh, por përballja ndaj Marokut dukej një sfidë shumë e madhe për të në këtë fazë.

Ai ishte i izoluar për pjesën më të madhe të takimit dhe humbi dy raste të mira shënimi. Në një prej tyre nuk arriti të devijonte një harkim edhe pse ishte i pambuluar, ndërsa në tjetrin goditi drejt portierit pas një aksioni të shpejtë.

Pas ndeshjes, vetë Thiago pranoi se nervozizmi mund të ketë ndikuar në paraqitjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat