Simonovski përforcon Shkëndijën e Haraçinës

Futboll

Simonovski përforcon Shkëndijën e Haraçinës

Nga: K.G. Më: 20 qershor 2026 Në ora: 15:59
Marko Simonovski

Skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit maqedonas, Shkëndija e Haraçinës, ka siguruar shërbimet e sulmuesit me përvojë, Marko Simonovski.

Klubi konfirmoi transferimin e 34-vjeçarit, i cili vjen nga ekipi qipriot Enosis Neon Paralimni.

Simonovski e nisi sezonin e kaluar te Bashkimi Kumanovë, ndërsa në pjesën e dytë u transferua në Qipro, ku zhvilloi 12 ndeshje, por nuk arriti të shënojë gol.

Gjatë karrierës së tij të pasur, sulmuesi ka veshur fanellat e shumë klubeve brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut. Në futbollin e Maqedonisë ka luajtur për Gostivarin, Metalurgun e Shkupit, Napredokun dhe Vardarin.

Përveç kësaj, ai ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare duke luajtur në Finlandë, Kazakistan, Rumani, Kosovë, Uzbekistan dhe Qipro. Shkëndija e Haraçinës shpreson që përvoja dhe instinkti i tij para portës të jenë një armë e rëndësishme në sezonin e parë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat