Mbrëmje rekordesh

Futboll

Mbrëmje rekordesh

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 21:43
Holanda

Holanda vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës.

Sulmuesi Kodi Gakpo barazoi rekordin e legjendës Robin Van Persi me pesë gola në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Në fitoren bindëse 5-1 ndaj Suedisë, Gakpo realizoi dy gola dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes. Holanda vendosi gjithashtu dy rekorde të reja: 14 ndeshje radhazi pa humbje në Kupën e Botës dhe 18 ndeshje radhazi pa humbje në fazën e grupeve.

Ndërkohë Samërvajll është lojtari i tretë që shënon në dy ndeshjet e tij të para të Kupës së Botës, pas Memfis Depaj dhe Kodi Gakpo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat