Malaga siguron rikthimin në La Liga pas 8 vitesh

Futboll

Malaga siguron rikthimin në La Liga pas 8 vitesh

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 00:09
Malaga

Malaga ka bërë rikthimin e saj në La Liga.

Fitorja 1-2 ndaj Almerias në finalen e play-offit, ishte ajo çka i duhej skuadrës spanjolle.

Ata do të bëjnë rikthimin në La Liga pas 8 vitesh mungesë.

Golat u realizuan nga Chupe dhe David Larrubia për Malagan, ndërsa për Almerian shënoi Leo Baptistao.

Malaga, kështu i bashkohet Racing Santanderit dhe Deportivo La Corunas si skuadrat e rikthyera në elitën e futbollit spanjoll..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat