Kryeministri Albin Kurti: Ne duam t'i japim hov sportit, e në veçanti futbollit si më i popullarizuari

Futboll

Kryeministri Albin Kurti: Ne duam t'i japim hov sportit, e në veçanti futbollit si më i popullarizuari

Nga: K.G. Më: 21 qershor 2026 Në ora: 17:58
Kryeministri Albin Kurti me fituesin e turneut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ishte i pranishëm në turneun tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” nw futboll. 

“Mbrëmë në Gjonaj pata kënaqësinë të jem pjesë e natës finale të turneut tradicional të futbollit “Java e Dëshmorëve të Hasit”.

Organizimet e këtilla janë akt kujtese e shprehje mirënjohjeje, por edhe dëshmi që sakrifica e brezave të tërë vazhdon të jetojë në vetëdijen kolektive të shoqërisë e të popullit tonë dhe të promovojë vlerat e shëndosha për brezat e ri. 

Image

Ne duam t'i japim hov sportit, e në veçanti futbollit si më i popullarizuari, si kundërvënia më e mirë ndaj pasivitetit fizik në këto kohëra të dominimit të ekraneve të vogla të telefonave celularë.

Sporti është edukim, dispilinë dhe përkushtim që na bën bashkë. 

Nëpërmjet Ministrisë së Sportit dhe Rinisë do të mbështesim turnire garash e inciativa të ngjashme, të cilat ua mësojnë rinisë sportin si kulturë, jetën e shëndetshme, konkurrencën fer dhe aktivitetin në bashkësi”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti. 
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat