Eduart Rroca nuk është më pjesë e Ankara Keciorengucu.
Lajmi është konfirmuar nga vetë mesfushori, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku 32-vjeçari, falenderon, drejtuesit dhe tifozët, për aventurën 2-vjeçare ku tregon se u ndje si në shtëpi.
Rroca tani është një futbollist i lirë, duke u kthyer në një opsion për klubet që militojnë në elitën e futbollit shqiptar.
Prej vitit 2020, Rroca është aktivizuar në Turqi, ku ka veshur fanellat e Istanbulspor, Manisas dhe Ankara Keciorengucu.
Ndërkohë në Shqipëri ka qenë pjesë e Tërbunit, Egnatias, Luftëtarit dhe Kukësit.