Messi humb penalltinë kundër Austrisë

Futboll

Messi humb penalltinë kundër Austrisë

Më: 22 qershor 2026 Në ora: 20:10
Messi

Argjentina ka humbur një mundësi të artë për të kaluar në epërsi ndaj Austrisë në minutat e para të ndeshjes së Kupës së Botës.

Pas një ndërhyrjeje ndaj Lautaro Martinezit në zonë, gjyqtari fillimisht lejoi lojën të vazhdonte, por më pas u thirr nga VAR-i për të rishikuar rastin.

Pas verifikimit me video, u akordua penallti për Argjentinën në minutën e 8-të. Përgjegjësinë e mori kapiteni Lionel Messi, por ylli argjentinas nuk arriti të shënojë, duke e dërguar topin ngushtë jashtë shtyllës së djathtë.

Pas nëntë minutave lojë, rezultati mbetet 0-0, ndërsa Argjentina ka shpërdoruar rastin më të mirë të ndeshjes deri tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat