Dinamo konfirmon goditjen e madhe

Futboll

Dinamo konfirmon goditjen e madhe

Më: 23 qershor 2026 Në ora: 19:50
Fabjan Përndrenca

Fabjan Përndrenca është vendosur në dispozicion të Dinamos. Sot edhe luajti në fitoren 2 me 1 që dinamovitët morën ndaj Sileksit.

Njoftimi i Dinamos:

Skuadra jonë zhvilloi sot në Ohër ndeshjen e parë miqësore në kuadrin e përgatitjeve verore, ku fitoi 2-1 kundër Sileksit.

Golat për dinamovitët u shënuan nga kapiteni Bruno Dita me 11-metërsh dhe Dejvi Metaj.

Kjo miqësore i ka shërbyer trajnerit Ilir Daja për të parë gjendjen e skuadrës në përgatitjet për sfidat europiane kundër Astanës në Conferencë League.

Formacioni startues: Teqja, Dita, Aliji, Xhejms, Lorran, Qardaku, Manellari, Vila, Ajzeraj, Farruku, Berisha.

Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe: Kiri, Koma, Manjani, Metaj, Përndreca, Hoxha, Duka, Bleta, Latifi, Meta, Shahini

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat