Mohamed Salah në vend të Raphinha-s?

Futboll

Mohamed Salah në vend të Raphinha-s?

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 17:04
Mohamed Salah

Në fund të sezonit të kaluar, Mohamed Salah zyrtarizioi largimin nga Liverpool, një vit para përfundimit të kontratës.

Deri tani ende nuk është zbuluar destinacioni i ri i egjiptianit, i cili për momentin është i fokusuar totalisht te Kupa e Botës.

Për Salah ka interes të madh brenda Europës, por edhe jashtë saj, sidomos në Arabinë Saudite.

Klubi më interesuar duket Al-Hilal. Duke qenë se transferimi i objektivit të tyre kryesor, Raphinha, duket shumë i komplikuar, klubi saudit është hedhur i gjithi në sulm ëpr yllin egjiptian.

Sport zbulon se Barcelona nuk e mendon shitjen e Raphinha-s këtë verë, ndaj Al-Hilla ka kthyer vëmendjen nga Salah, për dy arsye.

Së pari, transferimi i tij do të ketë një kosto më të ulët. Së dyti, do të jetë një transferim më pak i komplikuar sesa do të ishte ai i Raphinha-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat