Kanuriç nga Austria në Malisheva

Futboll

Kanuriç nga Austria në Malisheva

Nga: K.G. Më: 28 qershor 2026 Në ora: 16:55
Pamje nga prezantimi

Malisheva synon të kompletohet sa më mirë në secilin repart para fillimit të kualifikueseve në Conference League. Portieri

Adnan Kanuriç i bashkohet nënkampionit të Kosovës.

Ai është larguar nga Austria për t’iu bashkuar Malishevës.     

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriç , i cili tash e tutje do të mbrojë ngjyrat tona.

Kanuriç sjell përvojë të pasur ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e klubeve si Stoke City F.C., Nottingham Forest F.C., Sarajeva dhe Palermo FC.

Së fundmi, ai ishte pjesë e SK Austria Klagenfurt, duke sjellë me vete eksperiencë të vlefshme nga Anglia, Sllovakia, Bosnja, Italia dhe Austria”, ka njoftuar FC Malisheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat