Refuzoi Milanin

Futboll

Refuzoi Milanin

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 19:21
Glasner

Një lajm i papritur ka ardhur nga Anglia, ku është mësuar se Oliver Glasner ka zgjedhur klubin e ri për të vazhduar karrierën e tij pasi i dha lamtumirën Kristal Palas.

Trajneri ishte një nga dëshirat e Milanit para se të emëronte Ruben Amorim dhe ishte në bisedime me kuqezinjtë, por në fund refuzoi ofertën e tyre duke mos e cilësuar të përshtatshëm projektin.

Emri i tij qarkulloi në disa klube të tjera por lajmi i sotëm në mediat britanike për të ardhmen e tij ka qenë shumë i papritur.

Sot është bërë e ditur se ai do të marrë drejtimin e Notingem Forest, i cili ka në fakt një trajner me kontratë deri në verën e ardhshme, Vitor Pereiran.

Me sa duket drejtuesit e klubit që ka ndërruar vazhdimisht trajnerë në vitet e fundit, kanë vendosur të largojnë portugezin dhe t’i besojnë Glasner, i cili ktheu Kristal Palas në nivelet më të larta me fitore në Kupën FA dhe së fundmi edhe Ligën e Konferencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat