Edison Ndreca rikthehet në Superior

Futboll

Edison Ndreca rikthehet në Superior

Më: 2 korrik 2026 Në ora: 13:46
Edison Ndreca

Edison Ndreca rikthehet në Superiore, Egnatia përforcon krahun e majtë!

Aventura e Edison Ndrecës në Kazakistan ka zgjatur vetëm gjashtë muaj pasi sot ai u zyrtarizua nga klubi i Egnatias.

Mbrojtësi i krahut të majtë është larguar nga Yelimay vetëm pas 6 muajsh, për t’u rikthyer në Rrogozhinë.

“Welcome back Rrushi! Në shtëpi, aty ku gjithçka vazhdon. Mirë se erdhe përsëri te Egnatia, Edison Ndreca”, ka shkruar klubi kampion i Superiores në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat