Egnatia e papërmbajtshme

Futboll

Egnatia e papërmbajtshme

Më: 2 korrik 2026 Në ora: 17:31
Egnatia

Numan Ajeti është lojtari më i ri i Egnatias. 20-vjeçari është prezantuar pak më parë nga kampionët e Shqipërisë.

Ai luan si mbrojtës i djathtë, por mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes.

Më parë ka luajtur për Shkupin dhe Shkëndijën, ndërsa kjo do të jetë eksperienca e parë jashtë Maqedonisë së Veriut. Ajeti bën pjesën edhe tek ekipi U-21 i Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i plotë

Mirë se erdhe, Numan Ajeti!

KF Egnatia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit Numan Ajeti, i cili i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës së tij me KF Shkëndija.

Me cilësitë, përkushtimin dhe eksperiencën e tij, Ajeti vjen për të forcuar repartin defensiv dhe për të kontribuar në objektivat e klubit për sezonin e ri.

I urojmë Numanit një rrugëtim të suksesshëm me fanellën bardhejeshile, shumë shëndet, fitore dhe momente të paharrueshme me familjen e Egnatias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat