“Dhëmb për dhëmb” me Mbappen

Futboll

“Dhëmb për dhëmb” me Mbappen

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 01:56
Pamje nga ndeshja

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Botës me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.

Me golin e shënuar ndaj Kepit të Gjelbër, ylli argjentinas arriti në 12 kontribute direkte për gol në fazën me eliminim direkt të Botërorit, me 6 gola dhe 6 asistime.

Kjo e bën Messin futbollistin me më shumë kontribute të tilla që nga viti 1966, duke lënë pas legjendën Pele dhe Kylian Mbappe, të cilët numërojnë nga 11 secili.

Rekordi i ri është një tjetër dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm të kapitenit argjentinas në ndeshjet më vendimtare të futbollit botëror.

Në moshën 39-vjeçare, Messi vazhdon të sfidojë kohën dhe të vendosë standarde të reja në historinë e sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat