Ribaudo përforcon Arsimin

Futboll

Ribaudo përforcon Arsimin

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2026 Në ora: 20:00
Salvatore Ribaundo

Arsimi nga Çegrani synon të jetë sa më i fortë për edicionin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare është përforcuar me futbollistin Salvatore Ribaundo.

“KF Arsimi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e parë në këtë afat kalimtra, sulmuesin anësorë Salvatore Ribaundo! 

Italiani 21 vjeçar hapat e parë i ka bërë në akademinë e Palermos, plotë pesë vite ka qenë protagonist në akademinë e Parmës, ka pasur aventura në Itali edhe me Avezzano e Chieri, Brerën në Maqedoni, Lushnjën në Shqipëri dhe Real Avila në Spanjë.

Ribaudo ka qenë pjesë edhe e kombëtares italiane deri në moshën 15 vjeçare. 

Me cilësitë e tij, ai vjen për të sjellë fantazi dhe vlerë të shtuar në fushë me fanellen tonë!:, ka njoftuar KF Arsimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat