Çështja “Balogun” vazhdon të shkaktojë polemika pas vendimit të FIFA-s për t’ia pezulluar përkohësisht dënimin sulmuesit amerikan, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Ai luajti ndaj Belgjikës në disfatën 4-:, që solli eliminimin nga Botërori 2026. Këtë herë reagoi legjenda gjermane Oliver Kahn, me një dozë të fortë ironie.
“Nëse po rishkruajmë historinë e futbollit, kam një sugjerim të vogël: do të doja që FIFA t’ia anulonte Michael Ballack-ut kartonin e verdhë në gjysmëfinalen e Botërorit 2002, që e la jashtë finales. Dhe, meqë jemi te kjo, mund ta përsërisim edhe finalen me Brazilin”, – shkroi ai.
Ballack, lideri i Gjermanisë me 3 gola dhe 4 asistime, humbi finalen ndaj Brazilit për shkak të pezullimit, ndërsa “Seleçao” fitoi Kupën e Botës me dy gola të Ronaldos.
Kahn iu bashkua kritikëve të vendimit të FIFA-s. Jurgen Klopp deklaroi se “këto dy njerëz, që nuk dinë asgjë për futbollin”..
Edhe trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, e quajti vendimin “shumë të keq”, ndërsa Rudi Garcia mbrojti Balogun: “Ai është plotësisht i pafajshëm në këtë histori”.