Milani e merr vendimin final për Ardon Jasharin

Futboll

Milani e merr vendimin final për Ardon Jasharin

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 11:35
Ardon Jashari

Pavarësisht interesimit nga disa klube italiane dhe të huaja, e ardhmja e Ardon Jasharit pritet të jetë te Milani.

Mesfushori shqiptar vazhdon ta gëzojë besimin e plotë të klubit dhe, mbi të gjitha, të trajnerit Ruben Amorim.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport“, Amorim e konsideron Jasharin një nga shtyllat e projektit të ri kuqezi dhe është i vendosur t’ia japë një rol të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm.

Trajneri portugez beson se 23-vjeçari mund ta tregojë potencialin e tij të plotë pas një sezoni të parë të vështirë, të ndikuar edhe nga një dëmtim serioz.  

Drejtuesit e Milanit e kanë refuzuar çdo interesim për përfaqësuesin zviceran, duke e konsideruar atë të pashitshëm në këtë afat kalimtar.

Klubi dëshiron ta ndërtojë mesfushën e së ardhmes pikërisht rreth futbollistit me origjinë shqiptare, i cili mbetet një nga emrat më të rëndësishëm në planet e Amorimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat