Dëshira e vjetër e Diego Simeones

Futboll

Dëshira e vjetër e Diego Simeones

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 22:05
Simeone

Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm për të mos lejuar largimin e Julian Alvarez, tek Atletico Madrid janë të vetëdijshëm që kjo gjë nuk mund të vazhdojë gjatë. Mediet spanjolle zbulojnë se drejtuesit e Atletico-s kanë piketuar zëvendësuesin ideal të Julian alvarez.

Bëhet fjalë për një dëshirë të vjetër të Diego Simeones, Lautaro Martinez, të cilin e ka kërkuar edhe më psrë për ta sjellë në Madrid, por ka qenë e pamundur.

Lautaro është nën kontratë deri në vitin 2029 me Interin dhe vlera e tij në treg llogaritet mbi 85 milionë euro.

Megjithatë, largimi i Lautaros nga Inter duket pak i vështirë ëpr të ndodhur realisht, duke ditur rëndësinë e jashtëzakonshme që ka argjentinasi tek zikaltrit.

Por, një ofertë e mirë ekonomike si për klubin ashtu edhe për lojtarin, mund të ndryshojë komplet situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat