Telashe për Arsenalin

Futboll

Telashe për Arsenalin

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 13:38
William Saliba

Mbrojtësi i Arsenal, William Saliba, do të përballet me një pushim pesëmujor për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë humbjes së Francës ndaj Spanjës, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Qendërmbrojtësi u pa duke thënë, “Shpina ime është zhdukur” ndërsa po zëvendësohej.

Sipas raportimeve të medias franceze, Saliba mund të humbasë disa muaj nga fillimi i sezonit të Premier League.

Sipas “L’Equipe”, lojtari i Arsenal do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale dhe mund të jetë jashtë deri në dhjetor. Një lajm shumë i keq për lojtarin dhe trajnerin Mikel Arteta, që humbet një nga lojtarët kryesorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat