Dibu Martínez: Duhet të reflektoj

Futboll

Dibu Martínez: Duhet të reflektoj

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 12:58
Emiliano Martínez

Është e vështirë t’i kërkosh llogari Emiliano Martínezit, një nga protagonistët absolutë të finales së Botërorit 2026, pavarësisht humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës.

Portieri i Albiceleste zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, duke mbajtur gjallë skuadrën me pritje vendimtare.

Pas finales, Martínez shprehu zhgënjimin e tij në rrjetet sociale dhe la hapur edhe të ardhmen me kombëtaren: “Kam ëndërruar ta fitoja sërish, kam ëndërruar ta ktheja në Argjentinë dhe të bëja historinë edhe një herë.

E vërteta është se dhimbja është e vështirë të shpjegohet. Duhet të reflektoj për shumë gjëra, të kuptoj si të vazhdoj përpara dhe nëse ky është momenti për të bërë një hap pas”.

Më pas ai shtoi: “Më vjen vërtet shumë keq. Dhashë maksimumin për ta ndihmuar vendin tim dhe shokët e mi”. Në moshën 33-vjeçare, Dibu përballet me një vendim të rëndësishëm për të ardhmen me Argjentinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat