Shifër e jashtëzakonshme!

Futboll

Shifër e jashtëzakonshme!

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 17:29
Guardiola e Maldini

Pep Guardiola ka kërkuar 20 milionë euro pagë për të marrë drejtimin e Italisë.

Këto janë zërat për trajnerin spanjoll, i cili aktualisht është me pushime.

Paolo Maldini e takoi Guardiolën në Barcelonë.

Për këtë dha edhe një koment, ndërsa u pyet pikërisht për shifrën 20 milionë euro.

“Për Pepin, aspekti financiar nuk është në asnjë mënyrë i rëndësishëm”, u shpreh Maldini. Drejtori teknik tregon kështu se paga nuk do të jetë pengesa kryesore për firmën.

Italia e ka Guardiolën si pretendentin kryesor. Nëse kjo pistë do të konkretizohet, do të ndodhë për herë të parë në histori që Italia nuk do të ketë trajner vendës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat