Juventus rikthen vëmendjen te Richarlison

Futboll

Juventus rikthen vëmendjen te Richarlison

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 23:17
Richarlison

Juventus po shqyrton një tjetër emër për repartin ofensiv.

Sipas La Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë kanë rikthyer në radar sulmuesin brazilian Richarlison, i cili mund të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere.

Edhe pse Randal Kolo Muani mbetet objektivi kryesor, drejtuesit e Juventusit e konsiderojnë Richarlisonin një mundësi të favorshme në merkato.

Kontrata e brazilianit me klubin anglez skadon pas një viti, ndërsa trajneri Roberto De Zerbi nuk e sheh si të paprekshëm.

Në Torino besojnë se Richarlison mund të rigjejë formën e tij më të mirë dhe të jetë përforcimi i duhur për sezonin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat