Bashkimi starton me humbje të thellë

Futboll

Bashkimi starton me humbje të thellë

Nga: K.G. Më: 26 korrik 2026 Në ora: 20:19
Sileksi nga Kratoca

Sileksi nga Kratoca e ka nisur në mënyrën më bindëse sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, duke mposhtur Bashkimin e Kumanovës me rezultatin e thellë 6:0.

Skuadra mysafire u paraqit në Kratovë me një formacion të përbërë kryesisht nga futbollistë të rinj, me plot gjashtë lojtarë nga ekipi i të rinjve, duke e pasur të pamundur t'i bëjë ballë vendasve.

Sileksi dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund. Iliovski shënoi që në minutën e tretë, ndërsa pesë minuta më vonë erdhi autogoli i mysafirëve nga Hanuzi. Delimexhac realizoi golin e tretë në minutën e 30-të, duke vulosur epërsinë 3:0 në pjesën e parë.

Në vazhdim, vendasit vazhduan me të njëjtin ritëm dhe shënuan edhe tre herë të tjera përmes Sheros, Hasukiqit dhe Manojlovit, duke e mbyllur sfidën me fitoren e thellë 6:0.

Sileksi pati edhe dy gola të anuluar dhe mund ta kishte bërë rezultatin edhe më të thellë, ndërsa Bashkimi la një përshtypje shumë të dobët në ndeshjen hapëse të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat