Ronaldo hyn në botën e aktrimit

Futboll

Ronaldo hyn në botën e aktrimit

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 16:53
Cristiano Ronald

Cristiano Ronaldo pritet të nisë një tjetër kapitull në karrierën e tij, këtë herë larg fushës së blertë.

Futbollisti portugez do të jetë pjesë e një seriali televiziv britanik me temë futbolli, ku do të angazhohet si aktor dhe drejtor ekzekutiv.

Seriali, i titulluar "Dita e Parë", do të rrëfejë historinë e një menaxheri futbolli. Në kast do të jetë edhe ish-futbollisti francez Thierry Henry, së bashku me aktorë të njohur.

Pasioni i Ronaldos për kinemanë është i njohur prej vitesh dhe ky projekt i jep mundësinë të provojë veten edhe në industrinë e filmit, pa u shkëputur nga futbolli.

Në të njëjtën kohë, 40-vjeçari do të vazhdojë karrierën me Al Nassr në Arabinë Saudite, ku synon të arrijë shifrën e 1000 golave zyrtarë. Ndërkohë, mbetet e paqartë se cili do të jetë hapi i radhës në rrugëtimin e tij me kombëtaren e Portugalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat