Luetiç të Feronikeli 74

Futboll

Luetiç të Feronikeli 74

Nga: K.G. Më: 30 korrik 2026 Në ora: 14:34
Pamje nga prezantimi

Skuadra e futbollit Feronikeli nga Drenasi, vazhdon me përforcime për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Drenasi përforcohet me futbollistin kroat Kreshimir Luetiç. 

Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin kroat Kreshimir Luetiç, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes së FC Feronikeli 74.

Luetiç është 29 vjeç, i lindur më 11 shtator 1996 në Split të Kroacisë. Ai luan kryesisht si mesfushor ofensiv, por mund të aktivizohet  edhe në të dy krahët e sulmit.

Futbollist me këmbë të majtë, ai shquhet për kreativitetin, vizionin në lojë dhe aftësinë për të krijuar e finalizuar raste shënimi.

Sezonin e kaluar ishte pjesë e NK Jarun në Ligën e Dytë të Kroacisë, ku zhvilloi 34 ndeshje dhe realizoi 13 gola, duke u renditur ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës.

Gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe ngjyrat e Hajduk Split (akademia), NK Solin, NK Luçko, RNK Split dhe NK Hrvace”, ka njoftuar Feronikeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat