Dinamo favorite

Futboll

Dinamo favorite

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 15:24
Raduha

Në kampin e Aluminit mbizotëron besimi përpara sfidës së kthimit ndaj Dinamos, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Portieri Florijan Raduha e konsideroi vendimtar golin e shënuar në minutat e fundit të takimit të parë.

“Goli në fund të ndeshjes së parë ishte shumë i rëndësishëm. Kemi marrë një rezultat që na mban plotësisht në garë dhe besoj se në Elbasan duhet të vazhdojmë aty ku e lamë ndeshjen e parë.

Patëm kohën e nevojshme për t’u çlodhur pas një ndeshjeje me intensitet të lartë dhe për t’u përgatitur sa më mirë për këtë transfertë. Jemi të vetëdijshëm për cilësitë e Dinamos dhe lojtarët që ka në përbërje, por në të njëjtën kohë kemi besim te aftësitë tona.

Nëse do të paraqitemi si në 20 minutat e fundit të ndeshjes së parë, kemi arsye të besojmë se mund të arrijmë objektivin tonë”, u shpreh portieri i skuadrës sllovene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat