S’ndalet Vllaznia e Edi Martinit

Futboll

S’ndalet Vllaznia e Edi Martinit

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 17:35
Vllaznia

Vllaznia do të rikthehet sërish në fushë për të zhvilluar një tjetër miqësore, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në Superiore.

Këtë herë, “djemtë” e Edi Martinit do të sfidojnë Burrelin, të premten prej orës 18:00.

Takimi që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” do t’i shërbejë trajnerit të shkodranëve për të studiuar akoma më shumë gjendjen e lojtarëve të tij.

Kujtojmë se një ditë më parë, kuqeblutë fituan me rezultatin 3-0 përballë një rivalit të Superiores,

Laçit, ky sinjal pozitiv e ndihmon Martinin që të provojë të rimëkëmbë skuadrën nga një situatë aspak e lehtë, pas përvojës negative në Conference League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat