Blerja e parë e Sopotit

Futboll

Blerja e parë e Sopotit

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 20:02
Pamje nga prezantimi

Sopoti ka zyrtarizuar afrimin e parë në këtë sesion të merkatos. Ish-mesfushori i Partizanit, Griseld Lika ka firmosur me skuadrën nga Librazhdi.

“Afrimi i parë zyrtar tek ekipi Sopotit është ish-mesfushori i Partizanit, Griseld Lika.

Me një eksperience disa vjeçare në Superligë, Lika i bashkohet këtë edicion ekipit tonë duke nisur menjëherë grumbullimin me pjesën tjetër të lojtarëve”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Sopoti këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat