Juventus kërkon Zirkzeen

Futboll

Juventus kërkon Zirkzeen

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 18:38
Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee është një nga emrat në listën e Juventusit për sulmin e sezonit të ri.

Bardhezinjtë duan të rikthejnë holandezin në Serie A dhe deri tani propozimi i tyre për Manchester United është huazim me të drejtë blerjeje.

Nga ana tjetër, Manchester United ka një plan ndryshe.

Sipas medieve angleze, United është i gatshëm t’i ofrojë Juventusit kartonin e plotë të Zirkzee dhe 30 milionë euro në këmbim të Francisco Conceicao.

Megjithatë, anësori portugez është një lojtar shumë i rëndësishëm për bardhezinjtë.

Për të ka shprehur interes të vazhdueshëm edhe Liverpool. Juventus dhe Man. United janë ende në fazën e bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat