Manchester City befason

Futboll

Manchester City befason

Më: 4 gusht 2026 Në ora: 11:42
Ayyoub Bouaddi

Manchester City, sipas zërave të merkatos, ka arritur një marrëveshje verbale me Ayyoub Bouaddi.

Mesfushori maroken, i lindur në vitin 2007, ishte sensacional në Kupën e Botës 2026, ku shfaqi personalitet dhe cilësi.

Këto cilësi janë të mjaftueshme për të bindur anglezët që ta bëjnë atë pasardhësin e Rodri-t, i cili duket i destinuar për një aventurë të re te Real Madridi.

Negociatat midis klubit anglez dhe Lille, e cila zotëron lojtarin, tani pritet të fillojnë. Çmimi i kërkuar nga klubi francez është rreth 80-85 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat