Avdyli dhe Tusha titullarë, por me Celjen kthehet me humbje nga Armenia

Futboll

Avdyli dhe Tusha titullarë, por me Celjen kthehet me humbje nga Armenia

Nga: K.G. Më: 4 gusht 2026 Në ora: 20:18
Celje

Kampionët e Sllovenisë në futboll, Celje, humbën ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Champions League kundër Ararat-Armenia me rezultat 2:1. 

Për Celjen u paraqitën titullarë dy lojtarë nga Kosova, Milot Avdyli dhe Veton Tusha, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 46-të.

Në minutën e 22-të, Svit Seshlar realizoi nga pika e bardhë, pasi pas gjuajtjes së Mario Kvesiç, një lojtar vendas preku topin me dorë. Gjyqtari kryesor Ivan Krushliak akordoi menjëherë penalltinë.

Vendasit, të cilët në rrethin e dytë eliminuan Shamrock Rovers, kundërshtarin e sezonit të kaluar të Celjes në Conference League, barazuan në minutën e 37-të. Edhe ky gol erdhi nga një ndërprerje. Artur Serobjan shënoi një gol spektakolar nga rreth 28 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës së Zhan Luka Leban.

Pak para golit të barazimit, sulmuesi i Celjes Armandas Kuçys ishte shumë pranë realizimit, por me një prekje të lehtë e goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë, Ararati shënoi edhe një herë dhe fitoi ndeshjen me rezultatin 2:1. Autor i golit - Franca Carlos në minutën e 70-të. Kështu që Celje do ta presë ndeshjen e kthimit me një gol disavantazh.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën në Celje, ndërsa fituesi i këtij dueli do të përballet në në play - off me fituesin e çiftit Mjällby – Slovan Bratislava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat