E refuzoi Shqipërinë për Gjermaninë

Futboll

E refuzoi Shqipërinë për Gjermaninë

Më: 5 gusht 2026 Në ora: 12:44
Diant Ramaj

Largimi i Diant Ramajt nga Borusia Dortmund është i pashmangshëm.

Portieri shqiptar nuk udhëtoi me Dortmundin në Japoni për fazën përgatitore, ndërsa po zhvillon bisedime me klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Akoma nuk dihet nëse do të ketë huazim apo transferim përfundimtar. Kopenhagen është një nga emrat që qarkullon, duke qenë se Ramaj bënte mirë më parë në Danimarkë.

24-vjeçari i kushtonte 5 milionë euro Dortmundit në shkurtin e vitit 2025. Kujtojmë se edhe me FSHF-në ka qenë në kontakt për të veshur fanellën e Kombëtares.

Refuzimi nga ana e tij erdhi për shkak se pret ftesën e Gjermanisë. Deri tani nuk është konsideruar alternativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat